Asad në momente kritike: Rebelët i afrohen Damaskut, beteja për qytetin kyç

6 Dhjetor 2024 | 15:08

Shpejtësia me të cilën është përmbysur status quo-ja në Siri ditët e fundit ka qenë e jashtëzakonshme, duke thelluar pasigurinë në terren.

Fillimisht, zyrtarët dhe mbështetësit e qeverisë siriane deklaruan me bindje se ushtria do të ruante pozicionet në Hama, pavarësisht se luftëtarët kryengritës po afroheshin në qytet. Por shumë shpejt, situata ndryshoi. Ushtria siriane konfirmoi tërheqjen e saj, duke ia lënë për herë të parë kontrollin e qytetit fraksioneve rebele.

Brenda një jave, kryengritësit, të udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), pushtuan dy qytete të mëdha, përfshirë Alepon dhe Haman. Tani, objektivi i tyre i radhës duket se është Homs, një qytet me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme.

Dhjetëra mijëra banorë janë larguar nga Homs në pritje të një beteje të madhe që duket e pashmangshme.

Për presidentin Bashar al-Assad dhe aleatët e tij kryesorë, Rusinë dhe Iranin, situata është alarmante. Homs ka një rëndësi strategjike të veçantë: ndodhet në një udhëkryq që lidh rajonet perëndimore, ku Assad ka mbështetjen më të fortë. Humbja e këtij qyteti do të ishte një goditje e rëndë për regjimin dhe për aleatët e tij ndërkombëtarë, pasi do të bënte që rebelët të drejtoheshin për Damask.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026