Asambleja e OKB-së/ Lavrov dhe Rubio takohen në Nju Jork
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, po zhvillon një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në margjinat e javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në Nju Jork.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa deklarata hapëse për mediat, dhe është pjesë e një serie kontaktesh mes përfaqësuesve të lartë të diplomacisë ruse dhe amerikane përgjatë këtij viti.
Ky nuk është takimi i parë mes Lavrov dhe Rubio. Më 10 korrik 2025, ata mbajtën një bisedë dypalëshe gati njëorëshe gjatë aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të ASEAN-it në Malajzi. Gjatë vitit, dy zyrtarët kanë pasur komunikime të rregullta përmes telefonatash, ndërsa më 18 shkurt ata udhëhoqën delegacionet respektive në një takim në Riad, që zgjati rreth 4.5 orë.
Gjithashtu, Lavrov dhe Rubio morën pjesë në një format negociatash “tre me tre” gjatë një samiti në Alaska, duke theksuar intensitetin e kontakteve diplomatike në një periudhë të tensionuar për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant