Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

12 Shtator 2025 | 12:33

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë këtë të premte një rezolutë të propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, e cila synon ringjalljen e zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve, duke përjashtuar Hamasin nga procesi politik.

Dokumenti përfshin dënimin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, kërkon lirimin e të gjithë pengjeve dhe bën thirrje për përfundimin e luftës në Gaza. Në deklaratë theksohet se Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në territor dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare, si hap drejt krijimit të një shteti sovran dhe të pavarur palestinez.

Rezoluta kërkon gjithashtu “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete”.

Qeveria e Izraelit ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e një shteti palestinez dhe ka kritikuar OKB-në për fokusin ndaj veprimeve të saj, duke akuzuar organizatën për mungesë dënimi të Hamasit. Tel Avivi e ka cilësuar njohjen e mundshme të shtetit palestinez si një “çmim për terrorin”.

Votimi i sotëm i paraprin një samiti ndërkombëtar në Nju Jork më 22 shtator, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Parisi do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez. Disa vende të tjera kanë shprehur qëndrime të ngjashme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026