Asambleja Parlamentare e NATO-s: Të hiqen menjëherë barrikadat në veri të Kosovës

15 Dhjetor 2022 | 11:43

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka kërkuar heqjen e menjëhershme të barrikadave në Veri të Kosovës.

Kryetarja e Asamblesë, Garriaud-Maylam, ka shprehur shqetësimin e saj për këto zhvillime që kanë ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku ka thënë se kërcënimet dhe sulmet nga individë të armatosur janë të papranueshme.

“Jam thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Kërcënimet dhe aktet e përsëritura të frikësimit dhe dhunës nga individë të armatosur, përfshirë sulmin e kësaj fundjave ndaj një patrullimi zbulues të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë), janë të papranueshme. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, është shprehur ajo.

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do udhëtojë drejt Pragës ku do t’i dorëzojë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke. Kjo datë përkon pikërisht me ditën e paralajmërimit të Vuçiç se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026