Barazia gjinore, ambasadorja Kim mesazh për gratë: Për jetën tuaj, ju vendosni

15 Dhjetor 2022 | 10:55

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sot ishte e pranishme në një aktivitet në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore.”

Në fjalën e saj, ajo tha se janë gratë ato që vendosin se ku duan të jenë dhe janë ato që vendosin për jetën e tyre, ndërsa shtoi se forca e grave qëndron në unitet dhe jo në ndarje.

“Përpjekja për të krijuar dallime burra-gra, veri-jug, gegë-toskë, të gjitha këto dallime të vogla, kjo parti ajo parti, nuk janë për përfitimin tuaj. Në fakt, sjellin ndarje. Forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Jam shumë krenare që SHBA mbështet përpjekjet e grave se çfarë duan të jenë në fund të ditës dhe ku duan të jenë. Ne do t’ju ofrojmë mjetet, sepse në fund bëhet fjalë për jetën tuaj dhe ju vendosni se çfarë doni të jeni dhe ku doni të shkoni”- tha Kim.

Pak ditë më parë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar në “Twitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur.

Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Tashmë ajo është në përfundim të mandatit të saj, dhe mesa duket nuk do të ketë shtyrje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026