“Askush nuk mund të më ndalojë”- Trump: Po drejtoj SHBA-të dhe botën

29 Prill 2025 | 10:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë ekskluzive për revistën The Atlantic, ndau reflektimet e tij mbi ndryshimin mes dy mandateve presidenciale, duke e përshkruar mandatin aktual si një periudhë me ndikim global dhe autoritet më të konsoliduar.

“Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh seriozitetin e punës që bëj,” deklaroi ai. “Herën e parë, kisha dy sfida, të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Tani, po drejtoj vendin dhe gjithë botën. Askush nuk mund të më ndalojë,” deklaroi Trump.

Trump u shpreh se përballja me atë që ai e quajti “një sistem të korruptuar” karakterizoi mandatin e tij të parë, ndërsa tashmë ndihet më i lirë për të ushtruar ndikimin e tij politik dhe ndërkombëtar.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar, Presidenti Trump ka ndërmarrë një sërë veprimesh ekzekutive, veçanërisht në fushën e emigracionit dhe tregtisë. Politikat e tij mbi tregtinë, përfshirë vendosjen e tarifave të reja ndaj vendeve partnere, kanë shkaktuar tronditje në tregjet globale dhe reagime të ashpra nga udhëheqësit ndërkombëtarë. Disa prej këtyre tarifave janë pezulluar përkohësisht deri në muajin korrik.

Lëvizjet e fundit të administratës, përfshirë komentet rreth Groenlandës dhe sugjerimet për një “bashkim” hipotetik me Kanadanë, kanë rritur tensionet me aleatët tradicionalë të SHBA-së. Në të njëjtën kohë, Trump ka përqendruar përpjekjet e tij diplomatike në ndërmjetësimin e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në intervistë, presidenti komentoi gjithashtu spekulimet rreth një kandidature të mundshme për një mandat të tretë, një ide e pazakontë në kontekstin e kufizimeve kushtetuese.

“Nuk është diçka që po e kërkoj të ndodhë. Do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u realizuar,” tha ai.

Intervista u zhvillua me kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili së fundmi ishte përfshirë në një bisedë konfidenciale mes zyrtarëve të lartë amerikanë mbi një operacion të mundshëm ushtarak ndaj militantëve Houthi.

Ndërkohë, Presidenti Trump pritet të vizitojë sot shtetin e Michiganit për të mbajtur një tubim elektoral, ku do të përkujtojë 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë.

“Presidenti Trump është i emocionuar që të kthehet në shtetin e madh të Michiganit për të festuar 100 DITËT E PARA!” shkroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një postim në platformën X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 2,595, me 12,400 të plagosur

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën veriore një javë më parë është rritur në 2,595, ndërsa 12,400 persona janë plagosur,...
08:50 | 03/07/2026

Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve

Peruja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në gati 800 distrikte në 22 rajone dhe Provincën Kushtetuese të Callao për shkak të rrezikut të menjëhershëm...
08:48 | 03/07/2026

Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi Indonezinë lindore të premten, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme, raportoi The Neë...
08:46 | 03/07/2026