“Askush s’është mbi ligjin”, ambasadorja Kim takim me kreun e SPAK
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi”. Kështu shprehet ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Ambasadorja tregon se takimi u zhvillia për të “përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë dhe më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar”.
“Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shprehet ajo.
Ambasadorja amerikane thekson se duhet t’i jepet fund papandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.
Sipas saj kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta