Asnjë investim në Pallatin e Sportit në Vlorë, dëmtohen 4 sportistë

1 Shtator 2022 | 20:22

Pallati i Sportit në Vlore është pjesë e lavdisë së ekipit të Flamurtarit. Por që nga viti 1979 në këtë objekt nuk është bërë asnjë investim.

Trajnerë dhe sportistë me emër në Vlore kujtojnë lavdinë e sportit në vite, ndërsa flasin për kushtet në të cilat ky pallat ndodhet sot.

“46 vite në këtë pallat, të vjen keq kur hyn në mëngjes që e shikojmë në këtë gjendje. Nuk ka më skandaloz në Republikë se pallati i Vlorës, jam i sigurt që po ranë nja dy shira këtu nuk bëhen më ndeshje, as volejboll as basketboll. Vitin qe kaloi na janë dëmtuar 4 vajza nga ekipi i te rriturave që janë operuar, nga ky parket”, u shpreh Vladimir Mustafaraj, trajner prej 46 vitesh dhe arbitër ndërkombëtar

I inauguruar në vitin 1979, pallati i sportit Flamurtari prej vitesh nuk njeh asnjë investim të qenësishëm.

Për drejtorin e klubit shumësportesh Flamurtari Klevis kaso, ndërhyrja duhet të bëhet sa më parë.

“Patjeter, pallati i sportit ka nevojë për nderhyrje imediate. Të bësh një pallat sporti në nivelin e kohës, është njësoj si të besh nje “Air Albania” të ri. Padyshim është e vërtetë. Që në 70′ nuk është ndërhyre në parketin e pallatit, të ndryshohet çatia të ndryshohet tavani jemi herë pas here presione pozitive nga federatat që duan kushte për të zhvilluar aktivitetin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e...
21:24 | 07/06/2026

Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve

Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe...
21:06 | 07/06/2026

6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

Në pjesën e zgjeruar te autostradës Tirane-Durrës do te ndërtohen 6 mbikalime. Ndërtimi i tyre do t’u vije ne ndihme banoreve te zonës qe jetojnë...
20:42 | 07/06/2026