Tërmet i fortë godet Filipinet, paralajmërim për cumani! Shemben disa ndërtesa, raportohet për 8 viktima
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë me epiqendër në det pranë brigjeve jugore të ishullit filipinas Mindanao ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur katër të tjerë. Tërmeti ishte shumë i forte duke sjellë shembjen e disa ndërtesave.
“Një numër ndërtesash janë shembur. Disa shtëpi janë shndërruar gjithashtu në rrënoja”, tha Robert Duggan, një oficer policie në General Santos City.
Tërmeti u regjistrua në një zonë detare në jug të qytetit të General Santos dhe u ndje në një rreze të gjerë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ishte 7.8 ballë sipas shkallës Rihter në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ndodhi në orën 07:37 të hënën në mëngjes sipas orës lokale dhe u lëshua një paralajmërim për cunami.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) tha se një cunami ka të ngjarë të ndodhë brenda tre orëve të ardhshme dhe mund të godasë brigjet e Filipineve, Indonezisë, Tajvanit dhe madje edhe Japonisë.
Autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë situatën në zonat më afër epiqendrës. Videot e postuara në platformat e mediave sociale tregojnë ndërtesa që shemben. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të fortë sizmik dhe vullkanik ku ndodhin shpesh tërmete të forta.
Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush