“Asnjë koordinim me Izraelin për sulmet në Siri”- SHBA: Mesazhi ishte për Iranin
“Shtetet e Bashkuara nuk u koordinuan me Izraelin dhe as nuk i informuan ata paraprakisht për sulmet ajrore të sotme në Sirinë lindore”.
Kështu deklaruan zyrtarët gjatë një konference me gazetarët nga Pentagoni.
Ata përsëritën se incidenti nuk ishte i lidhur me konfliktin Izrael-Hamas. Më herët, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte theksuar në një deklaratë se sulmet ishin “të ndara dhe të dallueshme” nga ajo që po ndodhte në Gaza dhe se “nuk përbënin një ndryshim në qasjen e SHBA” ndaj konfliktit.
Zyrtarët e Pentagonit thanë gjithashtu se sulmet kishin për qëllim dërgimin e një mesazhi të qartë për Iranin.
“Ajo që ne duam është që Irani të ndërmarrë veprime shumë specifike, të drejtojë milicitë dhe përfaqësuesit e tij që të tërhiqen,” tha një zyrtar.
Këtë të premte, ushtria amerikane nisi sulme ajrore në dy lokacione në Sirinë lindore të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit, ka thënë Pentagoni.
Sulmet u zhvilluan të premten në dy lokacione në Sirinë lindore të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit,
Sipas SHBA ato erdhën si përgjigje ndaj një numri sulmesh me dronë dhe raketa kundër bazave dhe personelit amerikan në Irak dhe Siri që nga 17 tetori.
Sipas Pentagonit, ka pasur të paktën 12 sulme ndaj bazave dhe personelit amerikan në Irak dhe katër në Siri që nga java e kaluar.
Gjenerali i Forcave Ajrore Pat Ryder tha se 21 personel amerikan u plagosën në dy nga ato sulme që përdorën dronë për të shënjestruar bazën ajrore al Asad në Irak dhe Garnizonin al Tanf në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin