Atentat me 3 viktima në Fushë-Krujë, ‘braktiset’ Gjiri i Lalzit | 5 ngjarje

17 Korrik 2022 | 19:13
  • 50 plumba në atentatin e Fushë-Krujës, zbulohet identiteti i një prej viktimave

Në drejtim të automjetit ku ndodheshin 3 personat të cilët ishin shënjestër të atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës, është qëlluar me 50 plumba dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e tyre.

Viktimë të atentatit mbetën Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Ata u dërguan fillimisht në spital, por nuk mundën që t’i mbijetonin plagëve të marra.

Policia po kqyr disa kamera sigurie të bizneseve përreth dhe janë ngritur disa postoblloqe për zbulimin apo kapjen e autorëve.

Lexoni për më shumë: 50 plumba në atentatin e Fushë-Krujës, zbulohet identiteti i një prej viktimave

Pamje nga vendngjarja
  • 4 autorë, si ndodhi atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Fushë Krujë ku humbën jetën 3 persona,  Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.

Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.

Lexoni për më shumë: 4 autorë, si ndodhi atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Pamje nga vendi i ngjarjes
  • Pushuesit ‘braktisin’ Gjirin e Lalzit

Në të njejtën periudhë të vitit, qarkullimi në aksin rrugor të Gjirit të Lalzit paralizohej me orë të tëra. Sot, edhe pse ditë pushimi me temperatura të larta, rruga është thuajse bosh.

Tregtarët e fruta-perimeve, që shesin buzë rrugës, thonë se këtë vit po vuajnë mungesën e pushuesve.

Bregdeti i Gjirit të Lalzit frekuentohet më shumë nga pushues ditor, të cilët vit pas vit duket se po zgjedhin alternative të reja.

Lexoni për më shumë: Pushuesit ‘braktisin’ Gjirin e Lalzit

Aksi rrugor për në Gjirin e Lalzit
  • Rënia e euros ul me 3% pasurinë e shqiptarëve në banka

Rënia e euros ka ulur me 3 % pasurinë e shqiparëve në banka. Më shumë se gjysma e depozitave në sektorin bankar shqiptar dominohen nga monedha euro.

Nëse në fillim të këtij viti kursimet në euro vlenin 68 miliardë lekë, sot vlejnë 66 miliardë lekë, 2 miliardë lekë më pak.

Ekspertët thonë se një euro më e lirë nuk pritet të ketë zbutje të inflacionit të lartë për mallrat e konsumit, edhe pse shumica e importeve janë me vendet e eurozonës.

Lexoni për më shumë: Rënia e euros ul me 3% pasurinë e shqiptarëve në banka

Kursi i këmbimit
  • Si do të udhëtojmë brenda 50 viteve të ardhshme?

Efektet e vazhduara të pandemisë dhe përkeqësimi i klimës po luajnë një rol të rëndësishëm në rikonceptimin e të të udhëtarit. Për shumë, e ardhmja është elektrike.

Për ekonomistin nga Universiteti i Cambridge, Dr. Justin Bishop transferimi tek elektriket nuk është aq i thjesht sa mendohet, duke qenë se mund të kërkojë sasi edhe më të mëdha energjie.

Lexoni për më shumë: Si do të udhëtojmë brenda 50 viteve të ardhshme?

Foto ilustruese e udhëtimit hapësinor me hyperloop
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026