English

Atentati ndaj Fico – Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën, duke u bërë lideri më i fundit evropian që u vu në shënjestër për vrasje.

- Advertisement -

Sulmi ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës në Handlova, ku Fico ka ardhur për të përshëndetur të mbledhurit. Juraj C, themeluesi i “Lëvizjes kundër dhunës” nga qyteti i Levices, qëlloi mbi të nga turma dhe anëtarët e qeverisë sllovake deklaruan se motivi i tij ishte padyshim i natyrës politike.

Fico u plagos nga pesë të shtëna dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, nga ku u transferua me helikopter në spitalin në Bansko Bistrica.

Operacioni zgjati disa orë dhe informacionet për gjendjen e tij varionin që nga rreziku i jetës, përmes lajmit se ishte vendosur në koma artificiale, deri në deklaratën e zëvendësit të tij, Thomas Taraba, se Robert Fico, edhe pse i plagosur jashtëzakonisht rëndë, do të mbijetojë.

Ky është sulmi i parë ndaj kryeministrit të një vendi pas më shumë se 20 vitesh, që nga vrasja e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.

Ndërsa tentativat për vrasjen e liderëve në Evropë kanë qenë relativisht të rralla gjatë 50 viteve të fundit, një numër politikanësh të shquar evropianë kanë qenë objektiva të sulmeve në dekadat e fundit.

ANNA LINDH, 2003

Ministrja e Jashtme suedeze dhe politikania kryesore socialdemokrate Anna Lindh u wllua për vdekje me thikë në një dyqan në qendër të Stokholmit në shtator 2003. Sulmuesi u kap dy javë më vonë dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

ZORAN GJINGJIÇ, 2003

Kryeministri serb Zoran Gjingjiç u vra në mars 2003, në Beograd, Serbi. Gjingjiç ishte një politikan properëndimor që kishte udhëhequr rrëzimin e autokratit Slobodan Millosheviç në vitin 2000.

JACQUES CHIRAC, 2002

Presidenti francez Zhak Shirak i mbijetoi një atentati në korrik 2002, pasi një sulmues qëlloi me një plumb në drejtim të tij, por nuk arriti ta kapte.

PIM FORTUYN, 2002

Një politikan i njohur holandez i cili ishte kritik ndaj imigracionit dhe Islamit, Fortuyn u vra në maj 2002, nëntë ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ai u qëllua dhe u vra nga një aktivist për të drejtat e kafshëve.

WOLFGANG SCHAUBLE, 1990

Politikani gjerman Wolfgang Schauble mbeti pjesërisht i paralizuar pasi u qëllua tre herë në një ngjarje të fushatës zgjedhore vetëm disa ditë pas ribashkimit të Gjermanisë në 1990.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?