Atentati ndaj ish-prokurorit, sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin

17 Shtator 2024 | 14:29

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesht për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Sipas prokurorisë ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kane siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen.

Po ashtu kanë siguruar kushtet për të kryer eleminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos, edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Konkretisht për personat e tjerë, SPAK kërkon:

  • Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg  i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg
  • Bashkim Haxhia 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  • Endrit Sinani 7 vite e 6 muaj burg ulje e 1/3 përfundimisht me 5 vite burg
  • Julian Pjetri 7 vite e 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht në 5 vite burg

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026