Atentati ndaj tij, Trump zotohet se do t’i bashkojë amerikanët

15 Korrik 2024 | 14:23

Pas përpjekjes për ta vrarë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka rishkruar krejtësisht fjalimin që do ta mbajë në Konventën e Partisë Republikane.

Në vend se ta kritikojë presidentin aktual, Joe Biden, ai tha se do të përçojë mesazhe uniteti.

“Do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Kjo është një mundësi për ta bashkuar vendin. Mua më është dhënë kjo mundësi”, tha Trump për gazetën Washington Examiner.

Trump arriti në shtetin e Uiskonsinit, ku, nga sot deri më 18 korrik, zhvillon punimet Konventa e Partisë Republikane.

Në këtë ngjarje, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai do ta mbajë fjalimin të enjten. Pritet, po ashtu, të bëjë të ditur se kush do të jetë kandidati për zëvendës të tij.

Trump, 78 vjeç, u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani, të shtunën.

Sulmuesi i dyshuar i tij, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Duke folur për gazetën Washington Examiner, Trump tha se provat për atë që ndodhi në Pensilvani, janë duke u mbledhur.

“Energjia që vinte nga njerëzit atje, në atë moment… Është e vështirë ta përshkruash se si ndihej, por e dija se bota po shikonte. E dija që historia do ta gjykojë këtë dhe e dija se duhej t’ua bëja me dije se jam mirë”, tha Trump, shkruan REL.

Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden.

Biden, në një fjalim nga Zyra Ovale të dielën mbrëma, bëri po ashtu thirrje për unitet kombëtar.

“Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”, tha Biden, duke shtuar se “urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026