Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën
Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën.
21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga Chelsea në verë. Sulmuesi shqiptar bëri përshtypje pozitive teksa ishte i huazuar në Southampton sezonin e kaluar.
Sipas “football.london” West Ham United po tregon interes të madh për sulmuesin, së bashku me Evertonin gjithashtu.
Besohet se edhe disa klube në Evropë kanë qenë të interesuara dhe janë duke e vëzhguar situatën e Brojës, shkruan KosovaPress.
Broja, i cili së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re që e mban atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028, ka startuar vetëm një herë për “blutë” këtë sezon, por paraqitjet e tij kanë tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Milani dhe Atletico Madridi.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut