“Aulona Interfolk Festival” në Vlorë, interpretojnë 14 grupe nga 7 shtete
Edicioni i 14-të i “Aulona Interfolk Festival”, në Vlorë, solli një atmosferë ku mbizotëronte folklori. Këtë vit 14 grupe nga 7 shtete performuan traditën dhe kulturën e vendeve të tyre.
Pjesëmarrësit në festival thonë se tradita e folklorit po mblidhet në vite dhe kurohet me kujdes si pjesë e trashëgimisë së këtyre vendeve
“Ne jemi një familje, qëkur isha e vogël doja të kërceja dhe e gjeta familjen time në vallet folklorike. Vallet folkorike rumune janè shumè të bukura dhe mendoj që duhet të ndjekim hapat e te parëve tanë. Na pëlqen kjo traditë sepse është diçka që bëjmë në vendin tonë dhe ne duam t’ua pasojmë fëmijëve tanë dhe të jetë diçka e bukur nè vitet nè vijim. Motivimin e kam nga babai im”, thanë disa prej tyre.
Një ndër evenimentet më të rëndësishme kulturore në qytet, që ka sjellë mjaft elemente të vlefshëm bashkëpunimi dhe pasuron ofertën turistike vlonjate duke ruajtur traditën, tha për Euronews Albania Drejtori artistik i festivalit, Sejmen Gjokoli.
“Është një edicion i mirëorganizuar në të gjitha dimensionet që ai ka, qysh në qëllimin e ngjizjes së këtij festivali, që është ai folklorik apo shpirtëror, por edhe dimensioni turistik, historik, tradicional i trashëgimisë vlerave më të rëndësishme që i ka Vlora”, u shpreh Gjokoli.
Aulona Interfolk Festival shoqëron çeljen e sezonit turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj maj. Në këtë edicion të 14-tē pjesëmarrës ishin Bullgaria, Kosova, Moldavia, Mali i zi, Rumania, Zvicra dhe Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë