Austin udhëheq takimin e aleatëve për ndihmën ushtarake për Kievin

19 Mars 2024 | 11:16

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, po udhëheq takimin e aleatëve të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani më 19 mars, për të diskutuar për mënyrat se si të rritet mbështetja ushtarake për Kievin, përderisa paketa e ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve.

Takimi mujor i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i njohur edhe si Formati i Ramstein-it, përbëhet nga 50 shtete që mbështesin Ukrainën, po mbahet në kohën e rritjes së shqetësimeve se forcat ukrainase po mbesin pa municion dhe armë të rënda të avancuara, teksa ato po përballen me forcat ruse që po përparojnë në frontin lindor.

Austin po realizon vizitën e parë jashtë vendit që kur nisi të trajtohej për kancerin në prostatë. Pentagoni tha se gjatë takimit ai do të përsërisë qëndrimin se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj Ukrainës.

“Sekretari Austin edhe një herë ka ftuar ministrat e Mbrojtjes dhe zyrtarët e lartë ushtarakë nga e mbarë bota për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe për çështje të tjera të sigurisë me të cilat përballen aleatët dhe partnerët e SHBA-së”, tha më herët për Radion Evropa e Lirë zyra për media e Forcave Ajrore amerikane në Evropë.

Përderisa paketa e ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, SHBA-ja më 12 mars njoftoi për një paketë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Kjo shumë është marrë nga Pentagoni.

Ndihma ushtarake evropiane për Ukrainën është bërë kritike për trupat ukrainase që po përballen me superioritetin e armikut, si në numër të ushtarëve, por edhe në numrin e municioneve të artilerisë që shpenzojnë në baza ditore në fushëbetejë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026