U paraqit në SPAK, ish-ministri Nasip Naço: U thirra për çështjen ÇEZ-DIA

19 Mars 2024 | 10:53

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Naço aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Naço është paraqitur në SPAK i vetëm, pa praninë e një avokati. Gjatë daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku qëndroi për rreth 1 orë e 20 minuta, ai tha se ishte thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni lidhur me dosjen Çez-Dia që po hetohet nga SPAK.

Ai tha gjithashtu se fakti që sot ai ishte paraqitur në SPAK, do të bënte që skeptikët dhe ziliqarët ta sulmonin dhe të hidhnin baltë ndaj tij.

Naço në atë kohë ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në vitet 2011-2012.

“Nuk do doja të isha sot këtu, për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Fakti që jam sot këtu skeptikët apo ziliqarët do më hedhin baltë apo do më qëllojnë me gurë. Nuk i kam marrëdhëniet me ta, por me publikun. Unë sot jam thirrur për të deklaruar në lidhje me çështjen penale për çështjen ÇEZ-DIA.

Unë në atë kohë kam mbajtr qëndrim korrekt dhe kam folur me letra, nuk kam folur me heshtje. Kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike në atë kohë, duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë disa kompani të mëdha që kishin gati 20 % të tregut të Çez dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të komunikonte me ta se me qytetarët për të bërë investime në Shqipëri.

Ky fakt i kurseu buxhetit të shtetit rreth 40 milionë euro në atë kohë. Ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë, morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji, ish drejtori i Çez në atë kohë është shkarkuar nga detyra. Edhe Kastriot Ismailajt i është ndërprerë kontrata. Besoj se miratimi i ligjit dhe qëndrimi im për interesin publik ka folur qartë”, tha Naço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026