Australia prezanton ligjin që ndalon fëmijët nën 16 vjeç nga rrjetet sociale
Ministrja australiane e Komunikimit, Michelle Rowland, ka prezantuar legjislacionin që ndalon fëmijët nën moshën 16 vjeç të hyjnë në rrjetet sociale si TikTok, Facebook dhe Instagram, për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtja e dëmshme në internet.
Platformat që nuk respektojnë këtë legjislacion përballen me gjobë deri në 33 milionë dollarë, raportoi AP.
“Ligji synon të vendosë një normë sociale që aksesi në rrjetet sociale nuk është një pjesë kyçe e rritjes”, tha Rowland, duke theksuar se siguria në internet është një sfidë e madhe për prindërit.
Pothuajse dy të tretat e adoleshentëve australianë kanë parë përmbajtje të dëmshme në internet, duke përfshirë dhunën, abuzimin me drogën dhe vetëdëmtimin, sipas hulumtimit.
Ligji ka pasur një mbështetje të gjerë politike dhe platformave do t’u lejohet një vit për të zbatuar kufizimin e moshës.
Rowland shtoi se ligji nuk zbatohet për aplikacionet e mesazheve apo lojërat online, të cilat nuk përdorin të njëjtat algoritme si rrjetet sociale.
Ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve kanë shprehur shqetësimin se ndalimi mund të izolojë adoleshentët.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës