“Autorët të lirë, djali në dhe”, babai i Fatjonit: Do marr masa vetë, nëse shteti…

8 Dhjetor 2024 | 11:16

Babai i Fatjon Bicit i cili u vra më 16 Maj 2023 në Gramsh bëri një deklaratë të fortë në Euronews Albania ku tha se nëse shteti nuk merr masa për dënimin e autorëve të vrasjes së djalit të tij do të merrte masa të tjera për gjakun e të birit pasi sipas tij dy prej autorëve pjesmarrës në ngjarje janë liruar nga burgu dhe qëndrojnë në arrest shtëpie.

“Gjyqi i parë në Tiranë, mua që jam i dëmtuar nuk më ka ardhur as njoftim asgjë, ndërsa kriminelëve ja u kishte nisur. Personat e liruar i kam shumë afër dhe i bëj thirje shtetit ose të vendosi drejtësi ose unë do marr masa të tjera për gjakun e tim biri dhe unë nuk e lë deri sa të vdes, se po tallen me ne. Po dalin gojëdhëna se kanë bërë këtë e kanë bërë atë, por unë po pres shtetin, por shteti po më groposën”, tha babai i Fatjon Bicit.

Ai tha se ndihet i zhgënjyer nga drejtësia pasi sipas tij djali po i tretet në dhe ndërsa kriminelët lirohen. Ai thotë se nuk ka më durim dhe kjo gjë sipas tij është skandaloze.

Fatjon Bici u vra me thikë më 16 Maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët të dyshuar rreth moshës 15 – 16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026