Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

10 Qershor 2025 | 11:42

Policia austriake ka nisur një operacion të madh sigurie pas raportimeve për të shtëna me armë në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit, në juglindje të Austrisë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 sipas kohës lokale në shkollën e mesme federale në rrugën Dreierschützengasse, jo shumë larg stacionit qendror të trenit të qytetit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, ekzistojnë dyshime të forta se 10 persona kanë humbur jetën, përfshirë personin e dyshuar të armatosur, i cili besohet se ka kryer vetëvrasje pas sulmit. Mediat lokale raportojnë gjithashtu për shumë persona të plagosur rëndë, përfshirë nxënës dhe mësues.

Një prani e konsiderueshme policore ndodhet aktualisht në vendngjarje, ku ndërtesa e shkollës po evakuohet. Njësitë speciale dhe një helikopter janë angazhuar në operacionin e ndërhyrjes, i cili, sipas autoriteteve, vijon ende dhe është në zhvillim e sipër.

Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, konfirmoi për mediat se të shtënat kanë ndodhur brenda ndërtesës së shkollës dhe se situata është “ende e paqartë”. Transmetuesi publik ORF citon burime nga policia që shprehin shqetësimin se mund të ketë më shumë viktima, ndërkohë që forcat e rendit u kanë kërkuar qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë larg zonës.

Sipas gazetës Kronen Zeitung, nxënësit e plagosur po marrin ndihmën e parë në Sallën Helmut List, një hapësirë për evente shumë pranë shkollës.

Grazi, qyteti ku ka ndodhur ngjarja, është i dyti për nga madhësia në Austri dhe ndodhet rreth 200 kilometra në jugperëndim të Vjenës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026

896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit

Më shumë se 200 zjarre mbetën jashtë kontrollit në Kanada të premten, veçanërisht në provincën e Ontarios, tymi i së cilës po thithet nga miliona...
10:52 | 18/07/2026

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026