Autori irlandez Paul Lynch fiton çmimin “Booker” me romanin “Kënga e Profetit”

27 Nëntor 2023 | 11:03

Shkrimtari irlandez Paul Lynch ka fituar çmimin prestigjioz “Booker” për letërsinë artistike me romanin e tij të pestë, “Kënga e Profetit”.

Romani ka të bëjë me luftën e një gruaje për të mbrojtur familjen e saj, ndërsa Irlanda shembet në totalitarizëm në të ardhmen e afërt.

Në parashikimin e Lynch një luftë civile në Irlandë i detyron familjet të largohen nga vendi.

Paul Lynch, 46 vjeç, kaloi katër vjet duke shkruar librin dhe u frymëzua nga vitet e gjata të luftës civile në Siri dhe “indiferencën e Perëndimit”.

“Po përpiqesha të shihja kaosin modern”, tha Lynch për faqen e internetit të Booker.

“Trazirat në demokracitë perëndimore. Problemi i Sirisë – shpërthimi i një kombi të tërë, shkalla e krizës së tij të refugjatëve dhe indiferenca e Perëndimit. … Doja të thelloja zhytjen e lexuesit në një shkallë të tillë që deri në fund të librit, ata jo vetëm ta dinin, por ta ndjenin vetë këtë problem”, tha ai.

Shkrimtarja kanadeze Esi Edugyan, e cila kryesoi panelin e jurisë që dha vlerësimin, tha se libri është “një triumf i rrëfimit emocional dhe tepër të guximshëm”.

Fitorja e Lynch vjen disa ditë pasi dhuna e ekstremit të djathtë shpërtheu në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, pas një sulmi me thikë jashtë një shkolle fillore.

Edugyan tha se ngjarjet e fundit kishin qenë pjesë e diskutimeve të jurisë për të zgjedhur fituesin, por nuk ishte kjo arsyeja pse libri triumfoi.

“Libri i Lynch-it “kap ankthet sociale dhe politike të momentit aktual”, por gjithashtu trajton dhe tema të përjetshme”, nënvizoi shkrimtarja kanadeze.

Edugyan tha se zgjedhja e fituesit nuk ishte unanime, por vendimi i takimit, që zgjati gjashtë orë, ishte “kolegjial”.

Lynch mori trofeun e tij nga fituesi i vitit të kaluar, autori nga Sri Lanka Shehan Karunatilaka, i cili fitoi me librin “Shtatë Hënat e Maali Almeida”, një roman mbi traumën e luftës civile në vendin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026