Autoritetet italiane strehojnë refugjatët ukrainas në asetet e sekuestruara
Gilles Andre’ Ielo është kryebashkiaku i një qyteze me rreth 14 mijë banorë jashtë Milanos. Ai nuk mendonte kurrë se gjatë mandatit të parë do të përballej me efektet e luftës në Ukrainë.
Ai shoqëroi ekipin e ENW tek një shtëpi ku është strehuar një familje ukrainase, që i ka shpëtuar tmerreve në Buça.
Por kjo nuk është një pronë e zakonshme. Ajo i përkiste ‘Ndrangheta-s, një nga organizatat kriminale të stilit mafioz më të fuqishme në botë. Sot, falë mbështetjes së kryebashkiakut dhe komunitetit lokal, familja ukrainase mund të ndihet e sigurt sërish.
“Kur erdha këtu, në fillim nuk ndihesha mirë pasi më përndiqnin bombardimet dhe pamjet e njerëzve të vrarë. Por tani ndihem më mirë”, thotë refugjatja ukrainase, Galyna Tkach.
Familja prej 5 anëtarësh u largua pak përpara pushtimit rus. Ata nuk duan të flasin për ato ditë, pasi ndjejnë ende dhimbje. Tetiana tregon vetëm se shtëpia e re i kujton asaj banesën nga e cila u detyruan të largoheshin. Ajo shpreson se një ditë do të kthehet atje.
“Do të donim të ktheheshim qoftë edhe për një javë për të parë të afërmit, për të marrë dokumentet dhe sendet personale dhe më pas të kthehemi sërish”, u shpreh Tetiana Prysiazhniuk, një tjetër refugjate ukrainase.
Kryebashkiaku deklaron se komuniteti vendas luajti një rol kyç.
“Jam krenar për mënyrën se si gjithë komuniteti e menaxhoi këtë situatë. Përballë një emergjence si kjo nevojitej një përgjigje e menjëhershme dhe ky qytet bëri maksimumin”, theksoi Gilles Andre’ Ielo.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara sqaron se konvertimi i pronave të konfiskuara u dërgon një mesazh simbolik organizatave kriminale.
“Është fakt se kjo pronë i është kthyer komunitetit. I njëjti komunitet që vuajti nga aktivitetet kriminale. Por kjo është edhe një mënyrë për të sfiduar mafian. Ne po i tregojmë asaj se pronat e saj po përdoren për qëllime sociale”, deklaroi Bruno Corda.
Avantazhi për këtë veprim është i dyfishtë. Si familja ukrainase dhe komuniteti vendas i Reskaldinës kanë mundur të fillojnë një jetë të re.
LEXONI GJITHASHTU
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti