Autoritetet kërkojnë informacione nga ambasada për ukrainasin e arrestuar në Gramsh
Prej 12 orësh nuk ishte bërë me dije emri i tretë i personit të ndaluar në uzinën e Gramshit pasditen e të shtunës.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se bëhet fjalë për një ukrainas të quajtur Fiodor Mihailoviç.
Ende nuk është ngritur një akuzë ndaj tre shtetasve që po mbahen të ndaluar. Prokurori Ajazi ka ndërmarrë një sërë veprimesh për të zbardhur çështjen, ndërsa autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacione dhe nga ambasada ukrainase.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta