Avionë suedezë do të patrullojnë në Groenlandë si pjesë e misionit të NATO-s në Arktik

12 Shkurt 2026 | 18:36

Avionë luftarakë Gripen të Suedisë do të patrullojë rreth Islandës dhe Groenlandës si pjesë e misionit Arctic Sentry të NATO-s.

Ndërkohë, NATO deklaroi të mërkurën se kishte nisur misionin për të forcuar praninë e saj në Arktik, pjesë e një përpjekjeje për të zbutur tensionet e ashpra brenda aleancës të nxitura nga shtytja e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që SHBA-të të përvetësonin Groenlandën.

“Kjo forcon parandalimin, mbron interesat tona të përbashkëta dhe kontribuon në stabilitetin në një rajon që është thelbësor për Evropën dhe bashkëpunimin transatlantik”, tha kryeministri Ulf Kristersson në një deklaratë.

Siç është bërë e ditur më herët, ministrat e mbrojtjes së NATO-s po planifikojnë të rrisin praninë ushtarake të aleancës në Veriun e Largët.

Vendosja e “Arctic Sentry” konsiderohet si një përpjekje për të zbutur përçarjen e kohëve të fundit lidhur me planet e Donald Trump për të aneksuar Grenlandën.

Aleanca po rrit fokusin e saj në Arktik, ndërsa shkrirja e akullit po rrit konkurrencën gjeopolitike në rajon. Misioni i ri synon të koordinojë aktivitetet e NATO-s, të përmirësojë mbikëqyrjen dhe të mbyllë boshllëqet e aftësive, veçanërisht nën ujë.

Megjithëse nuk shihet ndonjë kërcënim i menjëhershëm nga Rusia ose Kina, ambiciet e tyre për burimet natyrore dhe interesi për rrugë të reja detare po nxisin vigjilencën e shtuar të NATO-s

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026