“Avioni fluturon me vaj gatimi”, testi me karburant ekologjik

30 Nëntor 2023 | 17:25

Për herë të parë një avion tregtar fluturon mbi oqeanin Atlantik i furnizuar me karburant ekologjik. Avioni Boeing 787 ishte avioni i parë që bëri një udhëtim transatlantik duke përdorur karburant jo të zakonshëm, por një përzierje vaji të mbetur nga gatimi, yndyra e kafshëve dhe karburanteve të tjera të jashtëzakonshme.

I nisur nga aeroporti i Heathrow në Londër, me drejtim të JFK New York, udhëtimi test i 28 nëntorit në orën 11:30, u vlerësua si një hap historik drejt zero karbonit për të bërë aviacionin më miqësor ndaj mjedisit. Karburanti ekologjik nuk kërkon motorë special për avionët, as modifikime të tyre.

Përzierja speciale e tij do të reduktonte me rreth 70% emetimet nga fluturimet tregtare. Në një botë që është gjithnjë e më dinamike, me njerëz që udhëtojnë më shpesh, gjurma e ndotjes nga emetimi i karbonit prej fluturimeve tregtare është bërë një problem shqetësues për planetin. Kjo nuk është përpjekja e parë që industria e aviacionit përpiqet të gjejë mënyra alternative për të reduktuar emetimet.

Më parë autoritetet kishin lejuar linjat ajrore përdorimin e 50% të karburantit të tipit SAF për të furnizuar motorët. Ndërkohë Boeing 787 ishte avioni i parë që përdori karburant 100% alternativ.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026