Avioni i parë mbërrin në aeroportin e Kukësit

18 Prill 2021 | 14:59

Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” në Kukës, ka pritur këtë të diel avionin e parë.  Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, priti emigrantët shqiptarë në aeroportin “Nënë Tereza” me të cilët udhëtoi më pas drejt Kukësit.

Rreth 30 pasagjerë, që sipas asaj që kishte premtuar më herët kryeministri duhet të ishin kuksianë dhe votues të Partisë Demokratike, udhëtuan nga Londra për në Kukës.

Por ndalesa e parë nuk ishte aeroporti Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës, por aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas.

Kryeministri Rama i shoqëroi pasagjerët deri në destinacionin final, në bordin e avionit të parë që u ul në pistën e aeroportit të ri.

Ndërtimi i aeroportit të Kukësit nisi 2003 si investim dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej qershorit 2016 ai është nën administrimin e autoritet te aviacionit civil.

Sipas autoriteteve, pista prej 2200 metrash ka përfunduar ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht. Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

Në një intervistë për Euroneës Albania pak ditë më parë, Altin Progonati, drejtor i Aeroportit të Kukësit tha se punimet në këtë aeroport janë drejt përfundimit, teksa pritet që ai të jetë tërësisht funksional dhe i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare deri në datën 20 maj, kur edhe do të jetë certifikuar në bazë të të gjitha proceduarve ndërkombëtare.

Z. Progonati theksoi se aeroporti i Kukësit është konceptuar si ‘low cost’ dhe do të operojë me çmime më të ulëta se të gjitha aeroportet e rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026