‘Avioni s’duhet të kalonte në Rusi’, piloti 17-vjeçar tregon momentet e vështira

30 Gusht 2022 | 16:15

“Ishte një ndjenjë e mahnitshme, është e vështirë të përshkruhet”. Kështu është shprehur për Euronews adoleshenti belgo-britanik Mack Rutherford, i cili është piloti më i ri që ka fluturuar i vetëm nëpër botë.

17-vjeçari me shtetas të dyfishtë kaloi pesë muaj duke udhëtuar nëpër 52 vende.

“Momenti më i vështirë në fluturimin tim ishte fluturimi nga Japonia në SHBA, më duhej të shkoja rreth Rusisë sepse avioni im nuk lejohet të hyjë në hapësirën ajrore ruse”, tha ai.

“Kështu që unë fluturova direkt nga Japonia në SHBA, ishte një fluturim 10 orësh mbi Oqeanin Paqësor dhe pas 10 orësh zbrita në një ishull të vogël të pabanueshëm në mes të Paqësorit të Veriut”, u shpreh ai më tej.

Rutherford tani mban rekordin Botëror Guinness si personi më i ri që ka fluturuar rreth botës vetëm.

Në fillim të këtij viti, motra e Mack, Zara Rutherford, u bë pilotja më e re femër që fluturoi e vetme nëpër botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026