Avokatët në grevë për 4 ditë, kundërshtojnë hartën e re gjyqësore
Nga marta avokatët do të futen në grevë.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për 4 ditë me radhë, duke nisur nga nesër, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.
Haxhia tha se kush shkel mbi këtë vendim mund të përballet me masa disiplinore deri në heqje të licencës.
“Asnjë nga kërkesat tona nuk u pranuar, ne kërkuam që me ndryshimet e Hartës Gjyqësore, të mbeteshin kështu siç janë, ose të paktën 4 Gjykata Apeli. Patjetër duhet të jetë një në Shkodër, një mund të caktohej në Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Me një Gjykatë Apeli është e papranueshëm. Greva jonë është kambanë alarmi për ministrinë e Drejtësisë, meqë ndryshimet do ti kalojnë Këshillit të Ministrave. Është një bojkot i bazuar në ligj dhe kush shkel vendimin mund të përballet me masaa disiplinore deri në heqje të licencës”, u shpreh Haxhia.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.
KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta