Avokati i Popullit, Bushka: Javën e ardhshme Kuvendi pritet të hapë procesin
Javën e ardhshme Kuvendi pritet të hapë thirrjet për avokatin e popullit.
Në një intervistë për Euronews Albania, kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka deklaroi se personat e interesuar do të kenë 20 ditë kohë për të dorëzuar aplikimet.
“Procesi duhet të fillojë nga e para për plotësimin e vakancës së avokatit të popullit dhe si rregull duhet të fillojë menjëherë. Kështu që në ditët në vijim komisioni i çështjeve ligjore do të shpallë vakancën dhe do të kërkojë shërbimeve të kuvendit të fillojnë procedurën për hapjen e thirrjes për shprehje interesi nga të gjithë kandidatët që do të duan të jenë në këtë pozicion në të ardhmen,” – u shpreh Bushka.
Ajo tregon se mazhoranca do të synojë që të gjejë një konsesus me opozitën. Për këtë votim, kërkohen 84 vota të cilat partia socialiste nuk i ka.
“Kur kërkohet një shumicë e cilësuar nënkuptohet një dakordësi midis palëve, ama edhe dakordësia nuk do të thotë që palët nuk do të duhet të dialogojnë dhe të jenë në pozicione që është ky kandidat se i takon një force të caktuar politike dhe kjo vendimmarrje duhet bërë,” – sqaroi Bushka.
Në mungese të gjetjes së një gjuhe të përbashkët, kryetarja e komisionit ë ligjeve nuk përjashton mundësinë e mbështetjes me firma të një kandidati nga grupi parlamentar socialist.
“Nuk kemi vendosur ende për këtë, të shohim kush janë kandidatët. Si rregull besoj se një traditë do të ndiqet siç është ndjekur më parë por sigurisht që dialogu dhe maturiteti politik duhet të jenë në nivelin më të lartë këtë herë,” – tha ajo.
Në fund të dhjetorit, mazhoranca dhe opozita nuk u dakordësuan në parlament për të votuar avokatin e ri të popullit. Mbetet për të parë nëse politika gjatë këtij sesioni do të kenë vullnetin për të votuar me shumicë të cilësuar avokatin e ri të popullit.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut