Avokati i Popullit, në takim zyrtar me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Shqipëri
Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të ankesave në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ku çështjet e pronësisë dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore përbëjnë plagën kryesore të sistemit tonë të drejtësisë.
Në këtë kuadër, Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, u prit sot në një takim zyrtar nga Kryetari i GJEDNJ, z. Mattias Guyomar.
Takimi thekson partneritetin mes dy institucioneve, në mënyrë që Avokati i Popullit të mos jetë më thjesht një vëzhgues, por një filtër aktiv që kërkon zgjidhjen e këtyre dosjeve brenda kufijve të Shqipërisë, sipas standardeve të Strasburgut.
Realiteti i dosjeve shqiptare në Strasburg:
• Kriza e pronave: 1/5 e ankesave (17%) që mbërrijnë në GJEDNJ nga Shqipëria lidhet drejtpërdrejt me pronën, duke dëshmuar dështimin e institucioneve vendase për të ofruar zgjidhje përfundimtare.
• Mohimi i procesit: 63% e ankesave vijnë nga mungesa e një procesi të rregullt ligjor, ku qytetari humbet në labirintet e gjykatave shqiptare për dekada me radhë.
Aktualisht janë 238 çështje ndaj shtetit shqiptar në pritje për t’u gjykuar në GJEDNJ, ndërkohë që detyrimet e shtetit shqiptar për zbatimin e vendimeve të kësaj gjykate në 10 vjeçarin e fundit, llogariten rreth 40 milionë euro.
Mesazhi i Avokatit të Popullit:
Gjatë takimit, z. Shabani deklaroi: “Është e papranueshme që pas tre dekadash, qytetarët shqiptarë ende duhet të kalojnë detin për të gjetur drejtësinë për pronën e tyre. Zotimi im është që institucioni ynë të jetë mbrojtësi i parë i të drejtës së pronës. Ne do të ushtrojmë presion mbi administratën vendase që vendimet e Strasburgut të mos mbeten thjesht letra, por të kthehen në të drejta të realizuara për çdo familje shqiptare.”
Nga ana e tij, Presidenti Guyomar uroi z. Shabani për detyrën e re dhe konfirmoi se GJEDNJ e sheh Avokatin e Popullit si aleatin kyç për të garantuar që standardet evropiane të të drejtave të njeriut të zbatohen në Shqipëri.
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
Rama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian