Avokati: Rama të dëshmojë në Hagë për Hashim Thaçin

10 Tetor 2022 | 09:57

Avokati, Tom Gashi thotë se kryeministri Edi Rama duhet të dëshmojë në Hagë për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gashi u shpreh se organet e drejtësisë në Shqipëri duhet të nxjerrin një vendim, ku të thonë që në vend nuk ka pasur trafikim organesh.

“Ne do kishim dashur që të jetë zoti Edi Rama në cilësinë e kryeministrit që është tani, por para se të jetë, ajo është dëshira ime, që të dëshmojë në favor të pjesëtarëve të UÇK-së. Organet kompetente të drejtësisë në Shqipëri duhet të nxjerrin një vendim, që kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë, të dihet që nuk ka ndodhur trafikim të organeve njerëzore.

Derisa kjo çështje të mbetet pezull, mendoj se zoti Rama ka kompetenca të tilla që t’i propozojë organeve kompetente. Vetë Shqipëria të nxjerrë një vendim gjyqësor nëse ka ndodhur apo jo. Ne e dimë që nuk ka ndodhur. Do ishte mirë që vetë një nga dëshimtarët të ishte Edi Rama, por edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, shefi i SHISH në kohën e luftës”, theksoi ai.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, i ka dërguar një letër  Kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith, ku shprehet se në listën e dëshmitarëve mbrojtës për rastin janë edhe nëntë ish-diplomatë.

Në to përfshihen figura ushtarake të NATO, të OSBE-së, UNMIK-ut e misione të tjera të cilat kanë qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Kehoe ka theksuar se edhe një zyrtar i lartë i një shteti fqinj të Kosovës do të dëshmojë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026