Avokati zbulon gjendjen shëndetësore të Alda Klosit: Ka tendenca për…

20 Shkurt 2023 | 15:49

Ish-zyrtarja Alda Klosi do vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm i rrëzoi kërkesën për një masë më të butë sigurie.

Sanitarja Rozeta Dobi dhe ish-zyrtarja Alda Klosi ende nuk janë ballafaqur për të vërtetën e origjinës së 600 mijë eurove që u gjetën në banesën e pastrueses.

Ky fakt u pohua nga avokati Ilirjan Muho pas seancës në Apel ku ish-shefes së kabinetit në ministrinë e Rindërtimit, iu refuzua kërkesa për një masë më të butë sigurie se ajo e burgut.

Në një deklaratë për media avokati i Klosit, Ilirjan Muho, tha gjithashtu se klientja e tij kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore dhe ka tendencë për hipertoni.

“Pas ndalimit, Alda Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore. U shtrua dhe u kurua në spital në QSUT. Doli nga spitali në gjendje disi të përmirësuar, por sipas kartelës klinike të lëshuar nga mjekët, duhet të jetë në vëzhgimin e mjekëve, pasi ka tendenca për një hipertoni që mund të sjellë pasoja për shëndetin e saj”, tha ai.

Klosi, nuk ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore ndërsa ndaj saj rëndojnë akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Ajo apeloi vendimin e shkallës së parë me pretendimin se është nënë e dy fëmijëve të mitur dhe se duhet të kjdeset për nënën e saj të verbër. Avokati i saj kundërshtoi mënyrën si prokuroria i ka ngritur akuzat në raport me faktet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026