Avokati zbulon planin e përfaqësuesve ligjor të Alibeajt në Shkallën e Parë
Avokati Besart Logu ka komentuar në studion e Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Logu tha se Gjykata e Shkallës së Parë pritet ta pushë çështjen mbi vulën, duke mos e pranuar mbajtjen e Kuvendit nga Sali Berisha më 11 dhjetor.
Sipas tij, duke u bërë nul vendimi i gjyqtarit Zhukri, tashmë në Shkallën e Parë përfaqësuesit ligjor të Alibeajt, do të deklarojnë se nuk kanë mbajtur Kuvend më 11 dhjetor dhe çështja do të pushohet automatikisht.
“Duke u prishur vendimi i zotit Zhukri është nul, nuk sjell pasoja juridike, zëre se nuk është zhvilluar seanca gjyqësore që do të thotë organet legjitime janë ato të para 11 Dhjetorit.
Kthehet çështja në shkallë të parë, do paraqitet zoti Sefa, i cili thotë se ne si Parti Demokratike nuk kemi mbajtur Kuvend në 11 Dhjetor dhe do të kërkojnë pushimin e gjykimit dhe Gjykata do e pushoj në Shkallë të Parë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta