Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit
Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur disa javë më parë, ku një 33-vjeçar u plagos me thikë.
Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarve në fshatin Grudë, u gjet dhe u sekuestrua edhe thika që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Të arrestuarit janë V. D., 43 vjeç, dhe djali i tij 16-vjeçar. I ati akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”, ndërsa 16-vjeçari për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 korrik në sheshin “Prek Cali” të Shkodrës, ku për motive të dobëta, të miturit janë konfliktuar me shtetasin P. G., 33 vjeç. Gjatë sherrit, 16-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë 33-vjeçarin, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14-vjeçar.
Policia bën me dije se procedurat ndaj të miturve janë kryer në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Ndërkohë, materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama