Bajden i kërkon Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden i ka kërkuar Kongresit amerikan 33 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.
Paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, shkruan BBC.
Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, Bajden tha se SHBA-të nuk po sulmojnë Rusinë, por po ndihmojnë Ukrainën të përballet me agresionin rus.
“Ashtu siç Putin bëri zgjedhjen për të filluar këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund. Rusia është agresori dhe bota duhet dhe do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha ai.
Sipas Bajden, falës ndihmës së SHBA-ve, rusët janë detyruar që të largohen nga Kievi por paralajmëroi se ushtria ruse mund të kthehet sërish dhe të tentojë për të marrë kryeqytetin ukrainas.
Bajden tha se nevojiten më shumë fonde për të siguruar rivendosjen e sigurisë ushqimore në Ukrainë.
Ai i kërkoi Kongresit të miratojë projekt-ligjin e ri sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që të rikthehen eksportet e grurit.
LEXONI GJITHASHTU
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni