Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës të Presidencës
Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së presidentit.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.
Pjesa më e madhe e këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.
Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej keshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.
Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna.
Shvarc, i kontaktuar nga Euronews Albania ka konfirmuar se më 23 gusht i është komunikuar largimi.
Ky veprim i Presidentit Begaj është kundërshtuar gjerësisht në rrjete sociale nga gazetaë dhe njerëz publikë, të cilët kamë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta