Baleti bashkon Ukrainën dhe Rusinë, shfaqja në Napoli të Italisë
Nga era e luftës në ritmin e kërcimit. Balerinët nga Ukraina, Rusia e të tjera shtete vallëzuan së bashku në Teatrin San Carlo në Napoli, në një natë gala në solidaritet me popullin e Ukrainës.
Vallëzimet u udhëhoqën nga prima ballerina ruse Olga Smirnova e cila në shenjë proteste kundër luftës u largua nga Teatri Boloshoi në Moskë, e po ashtu nga prima ballerina ukrinase Anastasia Gurskaya, e cila është larguar nga Kievi. Ato dëshironin të jepnin mesazh paqeje dhe shprese.
“Mendoj se është e rëndësishme që në këtë situatë, në këtë kohë, të jemi bashkë në skenë, të bëjmë një gjë të vogël, gjënë më të vogël që mund të bëjmë për Ukrainën. Mendoj se ky është qëllimi kryesor për të gjithë ne”, u shpreh Olga Smirnova.
“Unë mendoj se të gjithë njerëzit duhet të ndihmojnë Ukrainën tani dhe jam vërtet e nderuar që mund ta bëj.Është vërtet e rëndësishme për mua”, tha balerina tjetër, Anastasia Gurskaya.
Biletat për Mbrëmjen Gala u shitën brenda pak ditësh, por u ndesh gjithashtu me protesta nga konsullata dhe komuniteti ukrainas në Napoli, duke dënuar praninë e rusëve që kërcenin përkrah ukrainasve. Nuk është e lehtë të dërgosh mesazhe paqeje në vazhdën e lajmeve dhe imazheve të krimeve të supozuara të luftës ruse kundër civilëve ukrainas.
“Kur u mblodhën për të filluar provat, ukrainasit dhe rusët u përqafuan me njëri-tjetrin me një forcë të madh. Nuk kishte asnjë gëzim në atë takim. Kishte gravitacion, sepse disa prej tyre kanë prindër në Rusi që janë kundër vendimit të tyre për t’u larguar nga vendi”, tha Stéphane Lissner, drejtor Artistik i Teatrit San Carlo
Grumbullimi i fondeve është ajo që popullit ukrainas i nevojitet tani, por ata gjithashtu do të kenë nevojë për paqe dhe shpresë në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 10:38 Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë
- 10:27 U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur
- 10:24 Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)