Taulant Balla: Mandati i tretë, mandati i konsolidimit të transformimit të vendit
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla argumentoi në Ilva Now arsyet, sipas tij, se përse Partia Socialiste do ta marrë mandatin e tretë qeverisës.
Sipas Ballës pavarësisht situatës që po kalon vendi dhe bota, prej pandemisë, falë qeverisë së socialistëve, vendi po ndërmerr edhe nisma të mëdha politike në favor të shoqërisë.
“Nëse shihni sytë përreth, megjithëse jemi në situatë të vështirë, jemi i vetmi vend që po ndërmarrim politika të shëndosha ekonomike, por të domosdoshme në aspektin social, si rritja e pagës për mjekët, mësuesit,” – u shpreh Balla duke theksuar atë që e konsideroi si “parimin kryesor, shërbimin të varfërve duke iu marrë të pasurve”.
I pyetur nëse ndjente pakënaqësi në rritje nga qytetarët, Balla u përgjigj duke këmbëngulur se “shumica janë të bindur se Shqipëria është më mirë se në vitin 2013-të”.
“Në Shqipëri ka më shumë vende pune se sa kishte në vitin 2013… në Shqipëri ata që quhen oligarkë nga gjuha e opozitës taksohen shumë herë më shumë se në 2013-ën, edhe Lulzim Basha që qan me lot krokodili për bizneset, bizneset e tija familjare janë shtuar shumë herë më shumë se sa në 2013-ën, qoftë në biznesin e vogël ku rritja është me disa herë edhe numri i të punësuarve është rritur me disa herë, kjo do të thotë se kemi përmbushur disa nga ato që morëm si angazhim,” – u shpreh Balla i sigurt se socialsitët do ta marrin edhe mandatin e tretë qeverisës.
Sekretari i PS-së Balla u shpreh se vendi është në një moment historik dhe ka nevojë për vazhdimësinë e qeverisjes nga socialistët për konsolidimin e reformave.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta