Balla për reformën territoriale: Do t’i qëndrojmë ndarjes aktuale

13 Shtator 2022 | 11:36

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se kjo forcë politike i qëndron ndarjes aktuale, sa i përket reformës territoriale.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se falë kësaj reforme, në 7 vitet e fundit shërbimet publike dhe ai online janë përmirësuar.

“Ka pasur propozime edhe për zvogëlim dhe zmadhim të numrit të bashkive, kështu nisur edhe nga fakti që 7 vite kanë kaluar nga reforma e fundit dhe të gjitha shërbimet publike janë prëmirësuar, është përmirësuar edhe shërbimi online, duke rritur aksesin e qytetarëve, kemi konkluduar që pozicioni ynë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, do jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale”, theksoi Balla.

Nëse nuk do të ketë shtyrje, Komisioni i Reformës Territoriale pritet ta përmbyllë punën e tij në 30 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026