Balla takim me delegacionin e Venecias, në fokus reforma zgjedhore në përputhje me praktikat europiane

29 Maj 2026 | 11:40

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë me dije se ka zhvilluar këtë të premte një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës në ambientet e Kuvendit.

Ky takim mësohet se ka ardhur në kuadër të hartimit të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Balla thekson se gjatë takimit rikonfirmuan angazhimin për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në përputhje me praktikat europiane.

“U takova me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, në kuadër të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”. Rikonfirmuam angazhimin për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në përputhje me praktikat më të mira europiane.

Mirënjohje për bashkëpunimin e gjatë me Komisionin e Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht gjate hartimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026