Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit me qytetarët
Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua këtë të mërkurë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në fokus të bisedës ka qenë strategjia e komunikimit me qytetarët ndërsa pjesë e takimit kanë qenë gjithashtu zv.kryeministrja Albana Koçiu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Kujtojmë se Balla njoftoi dje se Partia Socialiste ka përgatitur draftin për referendumet, të cilin do ta hedhë për konsultim të gjerë publik. Ai theksoi se nuk do ta dorëzojë në Kuvend draftin pa një proces të gjatë konsultimi publik.
“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe shoqërinë civile, për të shkuar drejt një projekti të konsoliduar mirë, që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të mbetet një proces konsultativ,” tha Balla.
Ai prezantoi pikat kryesore të draftit të përgatitur nga socialistët, duke vënë theksin te referendumi konsultativ, formë që socialistët paralajmërojnë se do ta përdorin shpesh si instrument të demokracisë së drejtpërdrejtë.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar