Balluku dhe Kim tek TEC-et lundruese në Vlorë: Mbulojnë 15% të konsumit
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizituan pasditen e së hënës anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë, ose ndryshe TEC-et lundruese.
Balluku u shpreh se energjia e prodhuar nga këto TEC-e lundruese pritet të pritet të mbulojë 15 për qind të nevojës për energji elektrike që ka Shqipëria.
Anijet janë vendosur provizorisht në zonën e Petroliferës për t’u zhvendosur më pas në zonën e Triportit pranë termocentralit. Ministrja sqaroi se TEC-et lundruese gjatë 2 viteve të para do të punojnë me naftë dhe pas dy vjetësh do të funksionojnë me gaz të lëngshëm.
“Pas dy vjetësh do bëjmë të mundur që ti kemi në pronësi të KESH, që mund ti përdor për nevojat e veta. Të gjitha parametrat ambientale dhe të zhurmës janë në limitet më të ulëta sa i përket zonës ku do të vendoset. Gjithashtu, edhe emetimet në ambient do të jenë sipas sdtandarede të vendosura nga Banka Botërore.
5 muaj më parë u bë i ditur vendimi se Shqipëria do të merrte dy anije që prodhojnë energji elektrike.
Ministrja Balluku u shpreh në atë kohë se kjo është arritur nga mbështetja e ambasadores amerikane në bashkëpunim me kompaninë që po punon për termocentralin e Vlorës, Excelerate Energy.
‘Termocentralet lundrues’ do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta