Balluku inspekton punimet e “Unazës së Madhe”: Më 31 dhjetor i dorëzohet qytetarëve

27 Dhjetor 2024 | 12:33

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte punimet e “Unazës së Madhe të Tiranës, te “Loti i 5-të”. Balluku tha se këtë fundvit do të inaugurohet “Unaza e Madhe e Tiranës”.

“Ne kemi faktuar që të gjtha kantieret e “Unazës së Madhe” do të mbyllen brenda afatit kontraktual. Me datë 31 Dhjetor ne do ta dorëzojmë për të çliruar kryeqytetin nga trafiku dhe për të shkurtuar distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës duke bërë të mundur një shpërndarje të trafikut”, tha Balluku.

Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt Lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz – ish Sheshi Shqiponja”.

“Kjo rrugë kalon në zona të banuara dhe punimet kanë sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm. Me datë 30 do të kemi një inspektim të fundit dhe do jetë gati për tu hapur për të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha ministrja Balluku.

Si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të kryeqytetit, Unaza do të hapet për qarkullimin e automjeteve me 31 Dhjetor, ndërsa punimet e tjera plotësuese do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2025.

Unaza e madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë, një shpejtësi e kufizuar kjo në projektim, siç shpjegojnë ekspertët e ARRSH, për shkak të shumë hyrje-daljeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026