Balluku në Athinë, takohet me zyrtarët e lartë amerikan Burgum dhe Chris Right

7 Nëntor 2025 | 20:42

Në Athinë po zhvillohet Samiti i Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), ku Shqipëria përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo ka zhvilluar takime me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin e Punëve të Brendshme, Doug Burgum, për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit energjetik ndërmjet rajonit dhe Shteteve të Bashkuara.

Samiti, i organizuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë në partneritet me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, mblodhi ministra dhe ekspertë energjetikë nga Europë Qendrore e Lindore.

Takimet fokusohen në sigurinë energjetike, diversifikimin e burimeve dhe investimet në teknologji të qëndrueshme.

Në një mesazh të përcjellë nga Athina, Balluku theksoi rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar për të reduktuar varësinë nga burimet e paqëndrueshme dhe për të përballuar ndikimin e gazit rus në Europë.

Ajo vlerësoi vizionin e Sekretarit Wright për bashkëpunimin transatlantik dhe rolin e energjisë në sigurinë globale, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e pranisë së Sekretarit Burgum.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në P-TEC tregon angazhimin e vendit për të qenë pjesë aktive e dialogut mbi tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e politikave që synojnë energji të pastër dhe të qëndrueshme. Samiti ofron një platformë për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira për forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026