“Balluku nuk ka akuzë për korrupsion”, Rama: Kërkesa e SPAK s’përmbushte kushtet minimale
Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat mesditën e së premtes se, kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.
Sipas tij, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një çështje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion.
“Nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë që kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Në këtë rast nuk përballë një çështjeje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion. Jemi përballë një çështjeje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë.
Unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të gërmojë pista kudo ku mund të mendohet se gjatë rrugës mund të shfaqet hija e korrupsionit.
Është e vërtetë që ne kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje, nuk është sekret.
Siç e di shumica, por nuk e di pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një nga normat e këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy në të njëjtën lartësi.
Përtej mënyrës se si janë pikturuar në karikaturat e pazarit politik dhe mediatik, diskutimet tona kanë qenë absolutisht konstruktive. Nuk ka pasur asgjë nga ato që janë thënë për tension, presion apo kërcënim. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në këto nivele ku zhvillohen këto diskutime.
Leximi nga ata që kanë vënë kujën se u bllokua Shqipëria dhe mbaroi anëtarësimi në BE është, në rastin më të mirë, pervers dhe në rastin më të keq i qëllimshëm për të bllokuar suksesin në këtë rrugë”, tha Rama.
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit