Balotazhet dhe fituesit në zgjedhjet e 17 tetorit në RMV, kryeson VMRO-DPMNE
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, numrin më të madh të komunave që shpallën direkt kryetarin, e ka fituar VMRO DPMNE-ja opozitare, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që aktualisht drejtohet nga Hristijan Mickoski.
Kjo parti tregoi një rikthim të fuqishëm në shumë komuna të mëdha që ia kishte marrë LSDM-ja në zgjedhjet e vitit 2017.
Komunat e fituara në raundin e parë nga VMRO DPMNE:
- Aerodrom
- Butel
- Gjorçe Petrov
- Gazi Babë
- Kisella Vodë
- Novaci
- Shtip
- Gradsko
- Bosillovë
- Veles
- Vinicë
- Zërnovcë
- Ilinden
- Jegunovcë
- Kavadar
- Karbncë
- Mogillë
- Negotinë
- Petrovec
- Prilep
- Sopishte
- Sveti Nikole
Ndërsa partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka fituar vetëm 9 komuna më të vogla në raundin e parë të zgjedhjeve, përfshirë këtu dhe Strumicën, që është qyteti i kryeministrit Zoran Zaev.
Komunat e fituara nga LSDM:
- Berovë
- Bogdancë
- Vallandovë
- Dellçevë
- Dojran
- Kriva Pallankë
- Krivogashtan
- Krushevë
- Strumicë
Ndër partitë shqiptare, sukses në raundin e parë, ka pasur vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili shpalli fitore në komunat e vogla të Likovës, Pllasnicës dhe Sarajit.
Komunat e fituara nga BDI:
- Saraj
- Likovë
- Pllasnicë
Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa udhëheqin në disa komuna, por për më pak se 1% nuk arritën ta mbyllin garën në raundin e parë në Gostivar dhe Dibër.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, kandidati i opozitës në Gostivar Arben Taravari ka fituar 49.70% të votave dhe nuk ka arritur të fitojë në rreth të parë për vetëm 76 vota. Opozita shqiptare shkon në balotazh me BDI-në edhe në disa komuna tjera urbane, si Struga, Çairi dhe ajo rurale si Vrapçishti.
Komuna shqiptare në balotazh pozitë-opozitë:
- Gostivar – BDI–AA ASH
- Strugë – BDI–AA ASH
- Çair – BDI–AA ASH
Ndërkohë pritet që kandidatët shqiptarë të jenë në duele direkte përballë njëri- tjetrit në Haraçinë dhe Bërvenicë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës