Banda e armatosur shkakton masakër në Haiti, vriten 20 persona mes tyre dhe fëmijë
Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në një sulm nga një bandë e armatosur në qytetin Haitian të Pont-Sonde.
50 persona të tjerë u plagosën ndërsa anëtarët e bandës Gran Griff shkuan gjatë natës përmes Pont-Sonde në rajonin qendror Artibonite, rreth 71 km në veriperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, raporton AP.
Zyra e prokurorit në Haiti e cilësoi sulmin si një “masakër”.
Sulmi ndodhi gati një muaj pasi autoritetet Haitiane zgjatën një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare.
Bandat e armatosura kontrollojnë pjesë të mëdha të Haitit dhe një mision policor i mbështetur nga OKB-ja i udhëhequr nga policia keniane filloi në qershor në një përpjekje për të normalizuar situatën.
Gran Griff konsiderohet si një nga bandat më të dhunshme në Haiti, dhe në janar 2023 anëtarët e saj u akuzuan për sulmimin e një stacioni policie pranë Port Sonde dhe vrasjen e gjashtë policë.
LEXONI GJITHASHTU:
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë