Banesat iu shembën nga procesi i rindërtimit, 30 familje në Durrës pa shtëpi

24 Shkurt 2025 | 20:30

Dhjetëra banorë të zonës së Spitallës kanë protestuar këtë të hënë përpara Bashkisë së Durrësit, pasi 30 familje, të prekura nga procesi i rindërtimit, ende nuk kanë marrë apartamentet e tyre.

Shtëpitë u shembën për interes publik me vendim të Këshillit të Ministrave, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, dhe u premtua kompensimi i tyre me apartamente në pallatet e reja që po ndërtoheshin në këtë zonë. Por edhe pse pallatet kanë përfunduar, asnjë familje nuk ka marrë çelësat e apartamenteve. Ata tregojnë se kanë kryer procedurat, por skanë marrë asnjë përgjigje.

“Ka 5 vite kjo punë. Vijmë te bashkia, shkojmë te ASHK, nuk marrim përgjigje. Me vendim të Këshillit të Ministrave do prishet shtëpia, ende s’kemi marrë gjë. Kemi marrë 3-4 muaj bonus. Pallatet kanë përfunduar, janë shpërndarë një pjesë”, tha një qytetar.

“Kemi dalë gati 5 vite me qira, jam me 9 anëtarë në familje, e kam të pamundur jetesën, nuk mund ta paguaj qiranë. Unë kërkoj nga shteti një zgjidhje sa më të shpejtë. Kemi bërë ankesë në bashki, kemi shkuar në Tiranë, nuk kemi gjetur zgjidhje, asnjë përgjigje nuk kemi marrë, nuk kemi marrë asnjë lloj afati. Kam 6 muaj që nuk paguaj qiranë,” tha zonja.

Një tjetër banore e zonës shprehet se iu është premtuar për pallate të reja dhe nuk kanë marrë as bonus.

“Nga rruga e re na kanë prishur shtëpitë, na kanë thënë do t’i merrni te pallatet e reja, s’na kanë dhënë asgjë. Në bashki, në Tiranë, asgjë. Nga 300-400 mijë lekë qira, ku t’i marrim? Nuk kemi marrë as bonus”, tha ajo.

Qytetarja tjetër e pyetur nga Euronews Albania, tregon se nuk kanë marrë asnjë arsyetim për situatën ku ndodhen për 5 vite. Ndërkaq ajo i bën thirrje kryeministrit Rama të gjejë një rrugëzgidhje.

“Kemi ngelur bashki-Tiranë, asnjë përgjigje s’kemi marrë. Kanë ngelur letrat në ASHK Durrës. I bëj thirrje kryeministrit t’i gjejë zgjidhje popullit. Nëse nuk do gjejë rrugëzgjidhje, do i drejtohemi popullit. ASHK nuk i ka dërguar në Tiranë. Arsyen nuk e kemi. Kemi qenë te Fondi i Zhvillimit dhe ASHK. Kemi 5 vite rrugëve.”

Përfaqësuesi i avokatit të popullit, Enio Haxhimihali, pranoi se çështja është e njohur për institucionet dhe se ka pasur komunikime të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhje.

“Kemi disa vite që, pas tërmetit të 2019-ës, po e ndjekim këtë çështje. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, sigurisht gjërat nuk zgjidhen shpejt, prandaj dhe do ndjekim çfarë ka ndodhur me ankesat tona. Prandaj kemi ardhur në Durrës, për të parë nga afër ku kanë ngecur këto procedura dhe pse këta qytetarë pas kaq vitesh nuk po sistemohen”, tha Haxhimihali.

Banorët paralajmërojnë se, nëse nuk do të ketë një zgjidhje, do të vazhdojnë protestat. Bashkia sqaron se aktualisht situata është për kompetence në Agjencinë Shtetërore të Shpronësimeve. Çështja ka marrë përgjigje juridike nga Drejtoria dhe është referuar për zgjidhje në këtë agjenci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026