Bangladesh| Jep dorëheqjen dhe braktis vendin shefja e qeverisë, i bastisin shtëpinë
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, pasi disa mijëra protestues bastisën rezidencën e saj zyrtare, duke sfiduar shtetrrethimin ushtarak të vendosur nga autoritetet pas javë të tëra protesta.
Dorëheqja e Hasina vjen pas 15 vitesh në pushtet. Pamje të postuara në rrjetet sociale kanë treguar lideren teksa hipën në një helikopter ushtarak dhe largohet.
Vendi aziatik është tronditur nga një seri protestash studentore që nisën në fund të qershorit për shkak të përcaktimit të kuotave për vendet shtetërore të punës.
Në bazë të sistemit, 30 për qind e këtyre vendeve ishin rezervuar për familjet e veteranëve të luftës për pavarësinë e Bangladeshit ndaj Pakistanit në vitin 1971.
Edhe pse fillimisht ishin paqësore, protestat u bënë të dhunshme pasi studentët u përplasën me policinë dhe aktivistët pro-qeveritarë në Universitetin e Dakës, ku disa qindra vetë gjetën vdekjen dhe disa mijëra të tjerë u plagosën.
Gjykata Supreme e vendit e uli kuotën për veteranët në 5 për qind në korrik, por zemërimi studentor vazhdoi duke kërkuar largimin e kryeministres.
Vetëm të dielën e 4 gushtit, rreth 100 persona mbetën të vrarë pasi manifestuesit u përleshën me forcat e sigurisë dhe aktivistët e partisë në pushtet.
Nga të dhënat e fundit rezulton se komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, gjenerali Uollker uz Zaman, ka njoftuar synimin e tij për të marrë dritën e gjelbër nga presidenti për të formuar një qeveri të përkohshme.
Gjenerali u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë maturi me qëllim rikthimin e qetësisë në vend. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar hetime mbi reagimet e dhunshme të policisë, që kanë çuar në vdekjen e rreth 200 demonstruesve.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë